Filmi kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë me sukseset që ka arritur edhe në arenën ndërkombëtare.
Filmi, i cili ishte në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscars 2022”, ka filluar prej disa muajsh të shfaqet në kinematografitë e njohura nëpër vende të ndryshme.
Në një njoftim të bërë së fundmi në rrjete sociale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëri të ditur se ky film tani ka nisur shfaqjen në Athinë.
Postimi i plotë i tyre:
“Filmi “Zgjoi” shfaqet në Athinë
Në kinemanë Trianon, të mbushur me audiencë dhe në praninë e disa përfaqësueseve institucional grek dhe diplomatëve ndërkombëtar, filmi “Zgjoi” u shfaq për herë të parë në Greqi.
Me bashkëpunimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës së Filmit Grek, u mbajt edhe një panel diskutimi pas filmit ku morën pjesë regjisorja Blerta Basholli, aktorja Aurita Agushi, drejtuesi i QKK Lum Çitaku, dhe anëtarja e Këshillit Drejtues të Qendrës së Filmit Grek, Maria Kallimani.
Përveç diskutimeve mbi temën e filmit, gjithashtu u fol për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e filmit mes Kosovës dhe Greqisë. Dy Qendrat Kinematografike ishin shumë pozitivë për bashkëpunim në bashkëprodhim të filmave në të ardhmen. Gjithashtu, ekipi i filmit dhe këshilltarja për Kulturë e Ministrit Çeku, Rozafa Imami, vizituan Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë dhe diskutuan mbi agjendën e aktiviteteve kulturore të radhës në Greqi”. /Telegrafi/
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet