Zeqirja Ballata shpërblehet me çmimin “Niketë Dardani”

13:52 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi i ka ndarë Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” kompozitorit Zeqirja Ballata.

Veprimtaria e tij është e gjerë dhe ka me shumë se 170 vepra artistike, Ballata njihet edhe si publicist dhe autor i librave universitar dhe shkollor.

Çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike iu nda kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”.

Për veprat orkestrale-simofonike dhe koncertante u shpërblye Dafina Zeqiri për veprën “Koncert për piano dhe orkestër”, kurse atë për veprat kamertale iu nda kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “String Quartet Nr. 4”.

Çmimi për veprat korale e morri kompozitori Rafet Rudi për veprën “Deti i varreve të hapura” për kitarë dhe kor.

Ndërkaq, çmimi për veprat solistike dhe duo nuk është ndarë fare pasi që në këtë kategori nuk pati vepra konkurruese të kësaj gjinie.

Komisioni që ka bërë përzgjedhjen e fituesve është kryesuar nga Valton Beqiri ndërsa anëtarë ishin edhe Baki Jashari e Dinor Zymberaj.

Shpërndaje në rrjete sociale