Ka reaguar shoqata “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” në lidhje me vendimin e jashtëligjshëm për dhënie në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë për biznes
Përmes një komunikate për media kanë kundërshtuar këtë vendim duke thënë se është totalisht në kudnërshtim me vullnetin e qytetarëve të Vushtrrisë./arbresh.info/
Komunikata e plotë.
Në ditën e djeshme kuptuam nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, në një njoftim publik të tij, që drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, z. Ismet Hajrullahu ka marrë vendim në një afat rekord prej një dite për të dhënë në shfrytëzim të përkohshëm monumentin e trashëgimisë kulturore – Kalanë e Vjetër (Kalanë e Vushtrrisë) – për biznesmenin Mentor Salihu.
Ky vendim është totalisht në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Vushtrrisë, të cilët edhe dy vite më parë kanë protestuar ndaj një vendimi të ngjashëm, atë të Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore me datën 07.07.2017, i cili ia dha në shfyrtëzim Kalanë për pesë vite po ashtu z. Mentor Salihu – dajës së ish kryetarit të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Bajram Mulaku.
Asokohe “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” kanë dalë kundër këtij vendimi dhe kanë kërkuar që ai të anulohet për faktin se Kalaja e Vushtrrisë përveq që është monument i trashëgimisë kultutore gjendet në zone arkeologjike, si dhe është e vetmja hapësirë publike e restauruar dhe destinuar për aktivitete kutlurore për rininë e qytetit. Kalaja tashmë është dëshmuar si hapësira e vetme publike për zhvillimin e aktiviteteve publike në të mirë të komunitetit, dhe dhënia në shfrytëzim për biznes të kësaj hapësire do të cenojë dhe ngushtojë hapësirën qytetare. Përveq kësaj, procesi i dhënies në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë, sikurse herën e kaluar edhe kësaj radhe ka ndodhur pa asnjë diskutim publik me qytetarët. Dhe rrjedhimisht asnjë vendim nuk mund të konsiderohet se ka legjimitet pa e marrë atë nga vetë qytetarët e Vushtrrisë.
Ne si qytetarë të Vushtrrisë, jemi të shqetësuar për këtë vendim pasi që përmes tij qytetarëve po u privohet shfrytëzimi i njërës nga hapësirat kryesore kulturore. Gjithashtu, ne jemi dëshmitarë se praktika të tilla të shfrytëzimit të objekteve të trashëgimisë kulturore nga bizneset private kanë rezultuar në dëmtimin e tyre dhe për këtë nuk është dhënë asnjë përgjegjësi. Një shembull i tillë është Ura e Vjetër e Gurit në qytetin tonë që për momentin shfrytëzohet si oborr restoranti. Gjatë këtij viti anësoret e kësaj ure janë rrezuar në mungesë të mirëmbajtjes adekuate nga pronarët.
Po ashtu, organizata CHëB Kosova në një reagim të saj ka vlerësuar se “Vendimi Nr. 68/2019 lëshuar nga Instituti i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, nënshkruar nga drejtori i këtij Insitucioni, Ismet Hajrullahu për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të Monumentit të trashëgimisë kulturore – Kalaja e Vushtrrisë është i pabazuar dhe i kundërligjshëm”. “Ky vendim, i cili ka për subjekt një “Monument të trashëgimisë kulturore arkeologjike”, në mënyrë të kundërligjshme bazohet në dy pika -‘Ligji 02/L-88 Neni 6 ( paragrafi 6.14)’ dhe ‘Rregullorja 06/2017 Neni 10, Paragrafi 1.18’- të cilat i referohen trashëgimisë kulturore arkitekturale. Neni 6 ( paragrafi 6.14), Ligji 02/L-88 thotë se “Përdorimi me qëllim përfitimi ekonomik dhe kulturor i trashëgimisë arkitekturale autorizohet me leje të shkruar nga Institucioni kompetent, në rastet ku vlerat e trashëgimisë arkitekturale janë të mbrojtura”. Gjithashtu, Rregullorja 06/2017, Neni 10, Paragrafi 1.18 specifikon se “Instituti i Kosovës për Mbrojte të Monumenteve autorizon me leje të shkruar përdorimin me qëllim përftimi ekonomik dhe kulturor të trashëgimisë arkitekturale në raste ku vlerat e trashëgimisë arkitekturale janë të mbrojtura, pas konsultimit me Qendrën Rajonale përkatëse të Trashëgimisë Kulturore”, thuhet në reagimin e kësaj organizate, e të cilën e mbshtesim edhe ne. Tutje CHëB Kosova po ashtu ka sqaruar se ‘Kalaja e Vjetër në Vushtrri’ është monument nën mbrojte të përhershme në kategorinë ‘trashëgimi arkeologjike’ dhe jo arkitekturale siç është trajtuar nga vendimi i fundit kunderligjor. Kategorizimi zyrtar është adaptuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, propozuar nga Ministria e Kulturës. Në përshkrimin e publikuar në ëeb-faqen e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore thuhet që “Bazuar në vlerat arkeologjike, artistike, shoqërore, shpirtërore, rariteti dhe shkencore, aseti Kalaja e vjetër është shpallur monument në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në vitin 2016”.
“Duke marrë parasysh kategorizimin e mësipërm, Rregullorja 06/2017, Neni 11, Paragrafi 1.2, specifikon se është Instituti Arkeologjik i Kosovës i cili “Jep lejet (lejimi) me shkrim për veprimtari që mund të ndikojnë në vlerat ose ndryshojnë tërësinë ose strukturën e trashëgimisë kulturore – arkeologjike nën mbrojte të përhershme ose të përkohshme”. CHëB Kosova konsideron se Instituti i Kosovës për Mbrojte të Monumenteve me vendimin e fundit ka bërë një veprim kundërligjor duke shpërfillur kompetencat e Institutit Arkeologjik të Kosovës”, sqaron CHëB.
Përfundimisht “Qytetarët në Mbroijtje të Kalasë”, kërkojnë anulim të menjëhershëm të vendimit skandaloz të drejtorit të IMMK-së, dhe kërkojmë që Kalaja përfundimisht të njihet si hapësirë publike për qytetarët e Vushtrrisë.
Në lidhje më këtë vendim skandaloz, dhe kërkesat tona, do të njoftohet edhe Prokuroria e Shtetit e cila edhe në vitin 2017 kishte nisur hetim për procesin e dhënies në shfrytëzim të përkohshëm të Kalasë së Vushtrrisë.
Ne nuk do të ndalemi derisa vendimi të anulohet përfundimisht.
Vushtrri, 18.10.2019
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...