Ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se llogaria e saj në Facebook është thyer.
Ajo ka thënë se disa individë hapjen e llogarive të rrejshme në rrjete sociale e konsiderojnë luftë dhe në këtë betejë dëshirojnë përçarje në mes anëtarëve të LDK-së.
“Profili në rrjetin social Facebook me emrin tim, nuk është nën kontrollin tim, por autori do të zbulohet në kohë të shpejtë. Veprimet e dëmshme të mashtruesve të cilët qëndrojnë prapa profileve të pavërteta do t’i demantojë Policia e Kosovës, aty ku kam hapur rastin në fjalë. Megjithatë, këto veprime të tyre do të mbesin prapa për shumë milje, dhe nuk do të ngadalësojnë ushtrinë e LDK-së”, shkruan Dumoshi, e cila edhe më herët kishte bërë të ditur se ka pasur probleme të ngjashme me llogarinë e saj në Facebook.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...