Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare
Bislimi tha se krijimtaria dhe moria e dorëshkrimeve të Kadaresë, do të jetojë përherë mbi raftet tona të librave
“Kështjella, Kronikë në gur, Pallati i Ëndrrave, Prilli i thyer, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Mosmarrëveshja. Këto janë vetëm disa nga qindra testamentet letrare që po lë pas pena e artë e shkronjës shqipe, Ismail Kadare. Krijimtaria dhe moria e dorëshkrimeve të tij, do të jetojë përherë mbi raftet tona të librave. Për ta lexuar e kujtuar, vlerësuar e çmuar. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Bislimi./Arbresh.info
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt