Platforma “One-Stop-Shop” e quajtur “Rinia e Kosovës” është platformë miqësore për të rinjtë, e cila u mundëson të rinjve qasje në informacion rreth mundësive për arsimim, punësim apo angazhime të ngjashme qytetare. Platforma në fjalë, e cila është e para e këtij lloji në mbarë Kosovën, është rezultat i një bashkëpunimi pozitiv dhe të frytshëm ndërmjet Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe OJQ-së “LENS”.
Mjeti u vlerësua shumë nga përdoruesit dhe u përditësua rregullisht me një larmi të gjerë mundësish të lidhura me të rinjtë. Për të rritur më tej pronësinë e institucioneve publike mbi mjetet digjitale që avancojnë pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të publikut, duke promovuar njëkohësisht qëndrueshmërinë e tyre afatgjatë, Misioni i OSBE-së në Kosovë ia dorëzon platformën MKRS-së.
Për të festuar mjetet digjitale si mundësuese të ndryshimeve pozitive sociale dhe avancimeve demokratike, duke ripërtërirë së bashku përkushtimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe MKRS-së për avancim kuptimplotë të vlerave demokratike, ngjarja organizohet simbolikisht në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. /arbresh.info/
U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin...
Raporti britanik ngre shqetësime serioze për procesin ndaj k...
51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës,...
Lewa drejt largimit nga Barcelona? Juventusi në “pole positi...
Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i orga...
KQZ diskuton me zyrtarët komunalë për sfidat e zgjedhjeve