Sot, shfaqet premiera “Natë misterioze” nga Ferdinand Hysi, dhe regjisorit nga Kosova, Ben Apolloni, në Teatrin “Aleksander Mosiu”, në Durrës, raporton arbresh.info.
Me role në këtë shfaqje paraqiten: Suela Bako,Xhejni Fama, Gjergj Doçi, Marvin Tafaj, Mimoza Marjanaku dhe Amos Muji Zaharia.
Shfaqja do të reprizohet edhe të mërkuren.
Synopsis “Natë misterioze”
Katër persona nga vende të ndryshme të botës takohen për here të parë në një stacion treni dhe aty e kuptojnë se janë të ftuar nga i njëjti person dhe do të shkojnë në të njejtën adresë.
Në shtëpinë misterioze ku hyjnë, nuk i prêt askush pos territ. Ngadalë fillon të ndriçohet shtëpia dhe historia e secilit personazh dhe dikur shfaqet edhe zonja e cila i ka ftuar në ditëlindjen e djalit të saj.
Zonja, një grua e çmendur nga dhembja për humbjen e djalit i terrorizon katër mysafirët e ftuar duke u kërkuar organet e djalit të saj të vdekur në një aksident, organet e të cilit ajo e di se janë transplantuar në katër trupat e mysafirëve.
/arbresh.info/
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde