Filozofia dhe shkrimtarja e njohur Julia Kristeva, e cila ka jetuar në Francë që nga viti 1966 bashkëpunoi me shërbimet sekrete bullgare të kohës komuniste, ka deklaruar një komision shtetëror.
Një komision bullgar të premten publikoi më shumë se 160 faqe të dokumenteve që përmbajnë detaje rreth veprimtarive akademike dhe politike të Kristevës, por gjithashtu përfshinë disa nga informacionet që ajo supozohet se u ofronte agjentëve, transmeton portali arbresh.info
“Komisioni ka dokumenta origjinale dhe ka votuar njëzëri një rezolutë që klasifikon filozofen franceze me origjinë bullgare si bashkëpunëtore të shërbimeve komuniste”, tha Ekaterina Bontçeva, anëtare e komisionit.
“Në fund të vitit 1970 filloi të jepte informacion për shtetasit tanë jashtë vendit, për organizatat arabe progresive, veçanërisht ato palestineze dhe aktivitetet e grupeve maoiste”, thuhet në një raport i inteligjencës i datës 10 nëntor 1984.
Përderisa Kristeva adoptoi idetë maoiste “ajo u përjashtua nga aparatura e bashkëpunimit në fillim të vitit 1973”.
Kristeva është autore e njohur dhe ka bashkëpunuar me figura të njohura të filozofisë dhe letërsisë, përfshirë edhe Jacques Derrida, Jacques Lacan dhe Roland Barthes.
Foreing Policy e ka renditur Kritevën si një nga 100 mendimtaret më të mëdha të shek.20-të.
Shkrimtarja ka mohuar të gjitha akuzat./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...