J.K. Rowling ka folur së fundmi për mungesën e saj në ribashkimin e Harry Potter.
Gjatë paraqitjes së saj në Virgin Radio të shtunën, autorja shpjegoi pse nuk u shfaq në përvjetorin e 20-të të Harry Potter: Return to Hogwarts, i cili debutoi më 1 janar në HBO Max.
“Më kërkuan të merrja pjesëdhe vendosa që nuk doja ta bëja”, i tha ajo prezantuesit, Graham Norton, . “Mendova se ishte më shumë për filmat sesa për librat.
“Askush nuk më tha mos e bëj…Më kërkuan ta bëja dhe vendosa të mos e bëja”, shtoi ajo.
Diku tjetër në bisedë, Rowling, diskutoi gjithashtu për marrëdhënien e saj me rrjetet sociale. Në fillim të këtij muaji, ajo mori një kërcënim me vdekje pasi shprehu shqetësimin e saj për incidentin e shkrimtarit, Salman Rushdie.
“Unë përpiqem të sillem me njerëzir në internet ashtu siç do të doja të silleshin të tjerët me mua… Nuk kam kërcënuar kurrë askënd”, u shpreh shkrimtarja.
“Mediat sociale mund të jenë shumë argëtuese.Unë kam një lloj marrëdhënie dashurie-urrejtjeje me të tani.”/Lapsi.al
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
Gola në KiE: Kosova me zgjedhje të besueshme dhe demokraci f...
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...