Alfred Adler ishte një mjek austriak, psikoterapist dhe themelues i shkollës së psikologjisë individualiste.
Theksi i tij mbi rëndësinë e ndjenjave të inferioritetit, kompleksit të inferioritetit – është njohur si një element izolues që luan rol kyç në zhvillimin e personalitetit, shkruan portali arbresh.info.
Alfred Adler e konsideronte qenie njerëzore si një tërësi individuale, prandaj ai e quajti psikologjinë e tij “Psikologji individuale”.
Më poshtë keni disa prej thënieve më të mira të tij:
“Është më e lehtë të luftosh për parimet e dikujt sesa të jetosh me to”.
“Rreziku kryesor në jetë është se ju mund të merrni shumë masa paraprake”.
“Një gënjeshtër nuk do të kishte kuptim, përveç nëse e vërteta ndihet si e rrezikshme”.
“Të vetmit njerëz normalë janë ata që nuk i njihni shumë mirë”.
“Njeriu di shumë më tepër sesa ai e kupton”.
“Ndjeshmëria e ekzagjeruar është një shprehje e ndjenjës së inferioritetit”.
“Besoi lëvizjes. Jeta ndodh në nivel të ngjarjeve, jo të fjalëve. Besoi lëvizjes.
“Ne duhet të interpretojmë një temperament të keq si shenjë të inferioritetit”.
“E vërteta është shpesh një armë e tmerrshme e agresionit. Është e mundur të gënjesh, madje edhe të vrasësh, me të vërtetën”./Arbresh.info
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...