Kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama ka pritur sot në takim tenorin shqiptar me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj.
Në shenjë nderimi i pari i Prishtinës i ka dhuruar simbolin e Kryeqytetit Hyjneshën në fron.
“Në shenjë nderimi për kontributin e dhënë në promovimin e Prishtinës në arena ndërkombëtare, ngritjen e nivelit kulturor e artistik në Kryeqytet dhe në mbështetjen e artistëve të rinj të Prishtinës në zhvillimin e karrierës së tyre operistike, mikut tim të zemrës, z. Rame Lahaj, i dhuruam simbolin e Kryeqytetit, Hyjneshën në fron”, thuhet në një postim të Përparim Ramës në rrjetin social Facebook.
Në fund Rama bëri të ditur se festivali “Ramë Lahaj International Opera Festival” do të jetë i mirëseardhur në Kryeqytet
“Ramë, juve dhe festivalin tuaj, Rame Lahaj International Opera Festival, Kryeqyteti do të ju mirëpres gjithmonë”, tha Rama./arbresh.info/
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur