Nexhmije Pagarusha ka filluar ta gëzojë statusin e meritave të veçanta nga Ministria e Kulturës.
Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë muajit tetor që këngëtaren e njohur Nexhmije Pagarusha, ta shpërblejë për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe, shkruan lajmi.net.
Nga ky muaj, këngëtarja përfiton një shpërblim mujor prej 500 euro, e këtë njoftim e bëri edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, gjatë një vizite në shtëpinë e Nexhmijes.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I MINISTRIT SHALA, PA NDËRHYRJE:
“Shumë i lumtur që Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, nga ky muaj filloi të përfitoi shumën prej 500 euro në baza mujore nga Ministria e Kulturës.
Sot vizitova këngëtarën në banesën e saj, të cilës ia dorëzova Vendimin e Qeverisë për statusin e qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe. Bilbili i këngës shqipe Nexhmije Pagarusha ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare. KG”.
https://www.facebook.com/kujtim.gashi.146/posts/2182223608462711
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...