Netflix do të flasë arbërisht

01:52 | 22 Dhjetor 2021

“Arbëria”, filmi i parë me metrazh të gjatë në gjuhën arbëreshe do të dalë pë herë të parë në platformën e Netflix më 23 Dhjetor.

Ky hap është një tjetër sukses në karrierën e aktores së re, Denise Sapia pas rolit të fantazmës së Aidës në film. Filmi arbëresh do të debutojë në platformën ndërkombëtare dy vite pas daljes së tij.


Ky projekt që shënon prodhimin e parë në gjuhën arbëreshe në historinë e kinematografisë ka në qendër historinë e Aidës, një rrobaqepëseje të jugut të Italisë që jeton në zonën e banuar nga Arbëreshët. Refuzimi i traditave dhe zgjedhja për të jetuar një jetë tjetër nga ajo që do babai i saj për të e ka larguar nga fshati i saj. Aidës nuk i janë mbyllur plagët e lidhura me origjinën deri kur merr një telefonatë nga i vëllai që ii kërkon të kthehet sepse babai është në prag të vdekjes./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara