Gjatë muajit të ramazanit një profesor ka vendosur që do t’i mbajë provimet pas iftarit, transmeton arbresh.info.
Bryan White, kishte vërejtur që notat e studentëve po binin gjatë muajit të ramazanit dhe ka vendosur që t’i mbajë provimet që në mëngjes ose pas iftarit.
Sipas profesorit White nuk ka qenë aspak e vështirë për të pasi ka thënë që punonte deri në orët e vona të natës në Universitet.
Një nga studentët e tij, Zoha Awan, ka thënë “Ndonëse nuk është asgjë për zotin White, kjo do të thotë shumë për ne. Është një gjë që na ndihmon shumë”.
Ndërsa profesori White ia ka kthyer që ai kishte qëllim t’i testonte studentët në formën e tyre më të mirë e jo të lodhur e të dërmuar nga uria./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...