Brian Dennehy, një aktor i gjithanshëm, karriera e të cilit ishte pesë dekadëshe ka vdekur në moshën 81-vjeçare.
Dennehy, fitues i dyfishtë i çmimit Tony dhe i cili ka luajtur në një numër filmash, shpeshherë me rol të të fortit, ka vdekur nga shkaqet natyrale në shtëpinë e tij në Connecticut, njofton ICM Partners, transmeton portali arbresh.info.
Dennehy bashkë-luajti në një listë të gjatë të filmave të njohur, përfshirë “Gjakun e Parë” (si sherifi vendas që përleshet me Rambo Sylvester Stallone),Westernin “Silverado” dhe klasiken fantastiko-shkencore “Cocoon”. Ai luajti babanë e Chris Farley në komedinë “Tommy Boy” dhe portretizoi trajnerin e basketbollit Bobby Knight në një film të bërë për TV.
Së fundmi ai ishte edhe pjesë e serialit Blacklist./arbresh.info/

Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim