Në një konferencë për shtyp, në ambientet e Teatrit Kombëtar, aktori dhe regjisori Enver Petrovci, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka prezantuar shfaqjen e tij të fundit, “Muslimani”, e cila do të jepet pemierë të hënën, më 21 mars, në Teatrin Kombëtar
Shfaqja e Enver Petrovcit do të vijë para publikut kosovar e zhveshur tërësisht në aspektin artistik.
Ideja e kësaj shfaqjeje nisi kur Petrovci ishte për vizitë në Malin e Zi.
“Rastësisht isha pjesëmarrës në një dasëm në Ulqin ku martoheshin një shqiptare muslimane me një malazes ortodoks.
“Pronari i hotelit që ishte shqiptar më tha neve shqiptarëve katolikë dhe muslimanë nuk na duket e pazakontë të martohemi me malazezë ortodoksë, por shqiptarët muslimanë dhe katolikë nuk martohen në mes vete gati kurrë”, tha Petrovci.
Enver Petrovci rrëfen për periudhen kur filloi e gjithë ideja e shfaqjës, koha e pushimeve dhe rastësia që ai të ishte i pranishëm në një dasmë mes një malazezi ortodoks dhe një shqiptareje muslimane.
Sipas Petrovcit problemi kryesor i shfaqjes ishte gjetja e protagonistës grua në rolin kryesor, derisa vendosi për aktorën Vlora Nikçi./arbresh.info/

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...