Pas suksesit të madh që ka arritur ekspozita e nxënësve me titull: “New Urbanistic and Culture of Cohabitation in Kosovo“, në Bienalen e Venecias, fondacioni zviceran “Ibrahim Kodra”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Evropiane, Fondacionin GAA, Muzeun e Kosovës, Shkollën e Artit Pamor “Adem Kastrati” nga Gjilani, SOS fshatrat dhe Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë i mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit etj,
pikturat e nxënësve nga Gjilani më 16 Janar 2019 ka ekspozuar në Galerinë e Artit në objektin e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës me titullin “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë”.

Pas kësaj nga data 1 Shkurt deri më datën 8 Shkurt 2019, këto punime do të prezantohen edhe në objektin e Ambasadës së Kosovës në Bern(Zvicër) si dhe në shtete tjera të Evropës dhe botës.
Këto fotografi dhe piktura të ekspozuara janë të vendosura rreth pikturës së famshme të Ibrahim Kodrës:”Piktura për Qytetin e Ri” ,një vepër e Artistit tonë të madh,e cila reflekton bashkëjetesën natyrore dhe kulturore në Kosovë.

Një falënderim i madh për nxënësit, për krijimtarinë e tyre dhe për fondacionin “Ibrahim Kodra” që po mundëson prezantimin e talenteve të të rinjve tonë në shtetet e Evropës dhe Botës.

Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...