Në kuadër të vizitës në Republikën e Shqipërisë, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Vlora Dumoshi, bashkë me homologen Elva Margariti, vizituan edhe Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, me ç’rast u takuan me Drejtorin e Galerisë, Erzen Shkololli.
Ministrja Dumoshi theksoi që bashkëpunimi mes dy galerive, të Kosovës dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për avancimin e kulturës dhe artit pamor dhe ekspresionist në përgjithësi.
Ministrja pati rastin shohë nga afër fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve ku janë të ekspozuara shumë vepra arti që bartin vlera të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme për kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ministrja Dumoshi u shpreh se ndjehet shumë e kënaqur me punën e mirë që po bëhet nën udhëheqjen Erzen Shkolollit dhe stafit të Galerisë, pasi që kësisoj po mundësohet të promovohen shumë veprave të artistëve të Kosovës në Shqipëri dhe kjo i shërben promovimit të kulturës në përgjithësi.

Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...