Sot, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim Diana Kastratin nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, qendër kjo e krijuar së fundmi, që njëkohësisht është institucioni i parë në historinë e shtetit shqiptar me fokus ekskluziv studimet e specializuara që ngërthejnë gjithë universin kulturor, historik, letrar, social dhe antropologjik të komunitetit arbëresh, si një trashëgimi unike kulturore në mbarë botën.
Gjatë këtij takimi Ministrja Dumoshi tha se ndihet e nderuar nga vizita e Drejtoreshës Kastrati duke e vlerësuar lart ruajtjen e kulturës dhe të trashëgimisë arbëreshe. Ministrja Dumoshi e njoftoi zonjën Kastrati se nuk mungon interesimi dhe aktivitetet bashkëpunuese me arbëreshët. Ajo shtoi se aktivitetet e tilla janë të mirëseardhura dhe nuk kanë munguar që nga vitet e 70-ta, përmes Seminarit Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare ku ka pasur organizime për arbëreshët, në krye me profesorin Anton Belushi dhe shumë profesor tjerë. Edhe në nivelin studimor Universiteti i Prishtinës organizon aktivitete çdo vit.
“Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” si institucion vartës i Ministrisë së Kulturës në raportuarin e saj ka vallen arbëreshe, të cilën e prezanton në ngjarje të ndryshme kulturore të shoqëruar me veshjen arbëreshe” tha Ministrja Dumoshi.
Ndërkaq Drejtoresha Diana Kastrati tha se fokusi i kësaj qendre është tek arbëreshët e Italisë së Jugut dhe të Zarës së Kroacisë dhe ka për synim sensibilizimin e popullatës nëpërmjet studimeve të ndryshme që ngërthejnë gjithë universin kulturor, historik, letrar e social të komunitetit arbëresh, si një trashëgimi e veçantë kulturore.
“Vizita ime në Prishtinë ka për qëllim vënien e kontakteve me institucionet kryesore, siç janë Akademia e Shkencave, Biblioteka Kombëtare, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore etj., për të bërë marrëveshje bashkëpunimi sa i përket prodhimtarisë së kulturës arbëreshe”- tha drejtoresha Kastrati./arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...