Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në një ceremoni solemne bëri ndarjen e çmimeve për muzikë. Kurse, çmimi për vepër jetësore i cili ka qenë i paralajmëruar nuk u nda këtë vit.
Sipas vlerësimit të jurisë, çmimi për vepër vokale-instrumentale e skenike iu nda Mendi Mengjiqit, që sipas tyre u konsiderua si vepër me vlerë të madhe, pasi që ajo bënë pjesë në gjininë e muzikës vokalo-intstrumentale dhe si e tillë është në mungesë të krijimtarisë muzikore kosovare.
Çmimin për vepër smfonike-koncertale iu nda kompozitorit Drinor Zymerit, e cila sipas jurisë ka vlera të padiskutueshme dhe se literaturës kosovare i mungojnë vepra të tilla.
Sipas jurisë, çmimi për vepër kamertale i takoi Krishin Aliçkajt, e cila u konsiderua si një vepër me vlerë për interpretuesit e ansamblit, kamertalit, por në veçanti edhe për dëgjuesit besnik të muzikës klasike.
Ndërsa, çmimi për vepër kamertale iu nda Dafina Zeqiri-Nushi, e cila sipas jurisë kjo vepër paraqet risi për literaturën muzikore Kosovare, si në stilin në të cilin është shkruar po ashtu edhe në strukturën në të cilën është kompozuar.
E çmimi, për vepër jetësore i cili ka qenë i paralajmëruar, nuk u nda fare për sivjet.
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...