Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, zëvendësministrat Halil Matoshi e Nexhat Ramadani u pritën nga i pari i Suharekës, Bali Muharremaj, me çrast u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi”, projekt ky për të cilin MKRS-ja do të investojë rreth 2.6 milionë euro.
Ministrja Dumoshi me këtë rast ka deklaruar se ky investim i kontribuon jetës kulturore në Suharekë dhe u ofron kështu qytetarëve mjedise ku mund të përcjellin ngjarje kulturore e artistike.
“Shtëpia e Kulturës mban emrin e Ukë Bytyqit, veprimtar i cili ka punuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. E kemi për detyrim të kujdesemi dhe këto objekte me emra të mëdhenj t’ua lëmë trashëgimi gjeneratave të reja”.
Në njoftim poashtu përcillet se kryetari Bali Muharremaj u shpreh i lumtur për vizitën e krerëve institucionalë dhe për investimet e pakursyera në këtë komunë.
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile