Mark Marku, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se Dritëro Agolli është shkrimtari më përfaqësues i realizmit socialist.
Marku tha se të promovosh realizmin socialist tani që ka njëzet e ca vite që ka rënë, është të promovosh një metodë jo letrare.
Sipas tij, është një metodë e diktuar nga politika, një metodë e jashtme për letërsinë që i ka vendosur disa parime politike si metodë e organizimit të veprës letrare.
Studiuesi Mark Marku, theksoi se Dritëro Agolli është betuar solemnisht për Enver Hoxhën. Marku nënvizoi se në poezinë e tij, ai është betuar se do shkruajë gjithë jetën poezi për Enver Hoxhën.
“Politika nuk mund të vendosë Dritëro Agollin si shkrimtar të madh, në të njëjtën kohë, kur ai është një shkrimtar mediokër dhe banal”.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...