Me rastin e ndarjes nga jeta të regjisores Burbuqe Berisha, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të një prej regjisoreve më të shquara të dy dekadave të fundit në Kosovë, Burbuqe Berisha.
Autorja, regjisorja e producentja, e që njëkohë drejtonte edhe Teatrin Kombëtar të Kosovës, profesoresha e njeriu i dashur i artit e kulturës sonë, Burbuqe Berisha, iku para kohe nga kjo botë, duke lënë pas vetes një trashëgimi krijuese të pavdekshme, e cila e bën atë të përjetshme.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit artistik, studentëve dhe mbarë vendit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Burbuqen!” /arbresh.info/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...