Lena Headey lë pas krahëve shpatat dhe intrigat e “Game of Thrones”, për t’iu përkushtuar një krize të botës reale.
“The Flood”, apo “Përmbytja”, quhet filmi i pavarur me buxhet të ulët, që i dedikohet krizës së refugjatëve në Europë.
Headey dhe bashkëprotagonisti i saj në “Game of Thrones”, Ian Glen, janë në rolin e zyrtarëve të Emigracionit, të cilët merren me rastet e emigrantëve që duan të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.
“Ajo që po ndodh në botë është e tmerrshme. Mendoj se trajtimi kinematografik i krizës është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Lena Headey.
Titulli i filmit i referohet termit të përdorur nga disa politikanë britanikë, përfshirë ish-kryeministrin David Cameron, lidhur me valën e madhe të emigrantëve. Gjithashtu, edhe tabloidi britanik “Daily Mail” iu referua me termin “përmbytja”, fluksit të emigrantëve vitin e kaluar, kur kriza dominoi titujt e medieve botërore.
Filmi është ende në fazë produksioni dhe pritet të shfaqet në vitin 2018.
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki