Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se me pikëllim të thellë e pranoi lajmin për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi.
Me anë të një postimi në Facebook, kryeparlamentari theksoi se puna e jashtëzakonshme e të ndjerit do të shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura të nënshkruara me prurjen e rrallë artistike.
“Ai do të jetojë i paharruar në kujtesën tonë. Puna e tij e jashtëzakonshme do ta shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura të nënshkruara me prurjen e rrallë artistike. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, të afërmit, të njohurit dhe kolegët e tij.I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!”, shkroi Konjufca./Arbresh.info
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...