Shtabi i EBRD me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës në Londër dhe Ibis London City Shoreditch do të organizojnë nesër një mbrëmje muzikore për të mbledhur fonde për fëmijët me kancer në Kosovë.
Mbrëmja do të mbahet tek Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ndërsa në këtë mbrëmje do të përformojë këngëtari Shpat Deda.
Të gjitha donacionet do të shkojnë tek Kujdesi për Fondacionin e Fëmijëve të Kosovës për të siguruar që të gjithë fëmijët me kancer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të kenë qasje në barnat e nevojshme për trajtimet.
Kjo ngjarje është pjesë e një fushate për mbledhjen e fondeve e cila mbështetet nga Iniciativa e Komunitetit të EBRD, deri më tani kanë ngritur një fond rreth 20,000 €), EBRD ndërsa me kërkesë për ta mbështetur me tutje synon të ngrit një fond prej 50,000 € . /KultPlus

Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...