Revista ‘Playboy’ edhe pse kishte reputacionin e një revistë të fshehtë, ajo shumë shpejt u bë edhe shtëpia e shumë autorëve të mëdhenjë.
Ndër shkrimtarët e njohur që shkruan për revistën ishin edhe Margaret Atwood, Gabriel Garcia Marquez, e shumë të tjerër, transmeton portali arbresh.info
Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë themeluesi i revistës ‘Playboy’, Hugh Hefner.
Norman Mailer- një fitues tre herë i Çmimit Pulitzer dhe një nga autorët më të shquar amerikan.
Roald Dahl – një ndër shkrimtarët më të mirë për fëmijë, shkroi edhe për revistën ‘Playboy’.
Gabriel Garcia Marquez – autori i njohur edhe për lexuesit shqiptarë me librat ‘Njëqind vjet vetmi’ dhe ‘Dashuria në kohërat e kolerës’, në vitin 1971 shkroi për ‘Playboy’.
Margaret Atëood – autorja e librit ‘The Handsmaid’, tema e të cilit roman u kthye në një ndër serialet më të shikuara të kësaj kohe, ka qenë një ndër autoret që ka botuar më së shumti në revistën ‘Playboy’.
Haruki Murakami – autori më i njohur japonez, në fillim të vitit 1985 publikoi një tregim në ‘Playboy’, në të cilin flitet për një grua të re që sulmohet nga miqtë e tij.
Jack Kerouac – pas botimit të romanit të tij historik “Before the Road”, ai botoi një tregim në revistën ‘Playboy’.
Kurt Vonnegut – botoi shumë shkrime në ‘Playboy’. Për nder të tij, në vitin 2008 revista ka botuar një libër nga përmbleshja e tij e tregimeve dhe eseve.
Ian Fleming – konsiderohet të ketë qenë autori më i afër me themeluesin e revistës. Shkrimtari i “James Bond” botoi shumë tregime të shkurta në revistën ‘Playboy’. /arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...