Shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare ka fituar çmimin e njohur koreano-jugor të letërsisë “Pak Kyong” si mirënjohje për artin e vlera sociale.
“Kadare 83-vjeç, është një nga autorët më me ndikim në Evropë që nga debutimi i tij i parë në vitet ’60, shkruan Kult Plus, transmeton Klan Kosova.
Në vitin 2005 ai u bë shkrimtari i parë që mori çmimin “Man booker international” për punën e tij dhe ai është kandiduar shpesh edhe për çmimin “Nobel” për letërsi, shkruan gazeta “Korean Herald”.
Ai njihet për përdorimin e miteve dhe fabulave për të satirizuar regjimin komunist.
“Nuk jam i vetmi që përdor imagjinatën për të shkruar. Satira praktikohet në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera komuniste”, tha ai duke iu referuar këtij zhanri si “një fantazi e përpunuar e historisë”.
Vlera e këtij çmimi është 100 milionë won (84 173 dollarë)Sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së këtij çmimi ndërkombëtar për Ismail Kadarenë në Seul të Koresë Jugore.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve