Me rastin e ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Sektori i Historisë i Muzeut të Kosovës hapë ekspozitën historike me titull “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”, me bashkautor Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi.
Zyra e ish-presidentit Ibrahim Rugova është improvizuar në një vend tjetër e bashkë me të edhe disa nga gjërat më të çmuara që portretizojnë jetën dhe veprimtarinë e tij.
Familjarë e bashkëpunëtorë të ngushtë tash e një kohë kanë mbledhur materialin që do të prezantohet të enjtën me rastin e ditës së presidentit të republikës.
Krahas kostumit që portretizonte vendin e lindjes, qëndronte edhe kostumi bashkë me shallin që e karakterizonte portretin e tij.
Nuk mungonte as koleksioni i gurëve, që Rugova ia dhuronte miqve të tij. E as dhurata që ai i kishte marrë nga ish-presidenti amerikan.
Besnik Rraci dhe Sadik Berisha sjellin për herë të parë në Kosovë një koleksion me mbi 70 eksponante, 500 fotografi, dokumente e gazeta të kohës.
Në hapjen e ekpozitës do të marr pjesë edhe presidenit aktual, Hashim Thaçi.
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...