Frank Lloyd Wright dhe arkitektura organike

13:27 | 15 Korrik 2018

Mbi 1,000 struktura kanë emrin e tij, 532 prej të cilave të përfunduara. Arkitekt amerikan Frank Lloyd Wright (1867-1959) besonte në projektimin e ndërtesave që janë në harmoni me njerëzimin dhe mjedisin e tij. Kjo ishte filozofi që ai e quajti “arkitektura organike”, transmeton Telegrafi.

Wright ishte përgjegjës për disa lëvizje dhe koncepte në arkitekturë, përfshirë Shkollën e Prerisë që karakterizohet nga linjat horizontale, kulmet e sheshta e qoshet e dala me dritare si një tërësi, dhe konceptin e Shtëpisë Usoniane që paraqet vizionin e tij unik të planifikimit urban në SHBA.

Pos shtëpive, Wright ishte përgjegjës për projektimin e shumë strukturave, përfshirë kishat, shkollat, rrokaqiejt, hotelet, muzetë… Shpeshherë ai projektonte edhe elementët e brendshme të këtyre ndërtesave.

Arkitekti shkroi 20 libra gjatë jetës së tij. Në vitin 1991 u njoh nga Instituti Amerikan i Arkitektëve si “arkitekti më i madh amerikan i të gjitha kohërave”.

Derisa jeta e tij personale shpesh ishte në tituj të gazetave më shumë se projektet e tij, Wright ishte shumë stabil në arkitekturë. Ai la pas një trashëgimi të arkitekturës moderne në SHBA që frymëzoi një valë të re arkitektësh kudo në botë.

Më poshtë mund të shihni 12 ndërtesa të tij, që të gjitha në SHBA (të shkruara si njihen në origjinal, përfshirë lokacionin).

FRANK LLOYD WRIGHT HOME AND STUDIO, OAK PARK, ILLINOIS

FALLINGWATER, MILL RUN, PENNSYLVANIA

JACOBS HOUSE, MADISON, WISCONSIN

TALIESIN WEST, SCOTTSDALE, ARIZONA

ROBIE HOUSE, CHICAGO, ILLINOIS

SOLOMON R GUGGENHEIM MUSEUM, MANHATTAN, NEW YORK

CONGREGATION BETH SHALOM, PHILADELPHIA, PENNSYLVANIA

CHILD OF THE SUN, LAKELAND, FLORIDA

ROSENBAUM HOUSE, FLORENCE, ALABAMA

UNITY TEMPLE, OAK PARK, ILLINOIS

R W LINDHOLM SERVICE STATION, CLOQUET, MINNISOTA

PRICE TOWER, BARTLESVILLE, OKLAHOMA

/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara