Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim deputetët e Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz.
Sipas njoftimit, fuqizimi i bashkëpunimit dypalësh dhe rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian ishin në fokus të bisedës, shkruan Arbresh.info.
Zëvendëskryeministri theksoi aspiratat e vendit tonë në rrugën drejt integrimit evropian dhe synimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjersa Kosova ka aplikuar për anëtarësim në dhjetorin e vitit 2022, gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së.
Gjithashtu i informoi deputetët mbi angazhimin në zbatimin e reformave edhe në kuadër të Planit të Rritjes, ku ditën e djeshme është dorëzuar drejt Bashkimit Evropian edhe raporti i gjashtë mujorit të parë të këtij viti mbi këtë program.
Në dritën e fuqizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona u bisedua dhe mbi potencialin për thellimin e bashkëpunimit në fusha e sektorë me interes të përbashkët.
Përgjatë takimit u diskutua dhe mbi aktualitetin politik në vend dhe situatën në rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi për takimin, bisedën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës./Arbresh.info/

Mot kryesisht i vranët të premten, temperaturat deri në 7 gr...
AS Roma merr fitore të madhe ndaj Stuttgartit në Ligën e Evr...
Sheqeri që po ju shkatërron trupin pa e kuptuar, pse pijet d...
OpenAI nis parashikimin e moshës së përdoruesve të ChatGPT‑s
Duart e thata: Një truk menjëherë pas larjes parandalon thar...
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...