Çmimi për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” i është ndarë dramës “Askushi”, të autorit Bashkim Hoxha. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përmes një komunikate për media.
Në komunikatë thuhet se drama “Askushi”, e autorit Bashkim Hoxha ka fituar çmimin e parë, çmimi i dytë i është ndarë dramës“Një botë më tutje” të autorit Ardian-Christian Kyçyku dhe me çmimin e tretë juria e ka vlerësuar dramën “Shtrati me gozhda” të autorit Pashtrik Brahaj.
“Të tre laureatët shpërblehen financiarisht. Çmimi i parë ka vlerën prej 3600 euro, i dyti 2400 euro dhe çmimi i tretë ka vlerën e 1200 eurove. Në bazë të rregullores, drama që ka fituar çmimin e parë konsiderohet si dramë potenciale për inskenim në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërkaq të tria dramat fitojnë të drejtën e leximit skenik në TKK dhe të botimit” shkruan komunikata e MKRS-së
Në komunikatë bëhet e ditur se juria profesionale është përbërë nga Besim Rexhaj, Bislim Muçaj, Agim Selimi, Agon Myftari dhe Zeta Bahtiri.
Ndarja e çmimeve është bërë përmes një ceremonie të organizuar nga MKRS-ja.
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici