Regjisorja e njohur shqiptare, Blerta Zeqiri, është përzgjedhur drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes njoftimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Nga konkursi ku në garë ishin Visar Krusha e Lum Çitaku, regjisorja e filmit “Martesa” u zgjodh personi që do të jetë në krye të QKK-së për mandatin e ri.
Postimi i plotë:
Blerta Zeqiri nga sot drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Bashkë me ministrin Çeku, në zyrën time pritëm drejtoren e sapozgjedhur të Qendrës Kinematografike të Kosovës, regjisoren Blerta Zeqiri.
Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës.
Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit.
Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi.
Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar./Arbresh.info/
Yann Sommer me ‘stërvitje speciale’ para finales së Ligës së...
Liderët europianë mbërrijnë sot në Tiranë! Rrugët e bllokuar...
50 të vrarë pas sulmeve izraelite në Gaza, mes tyre 22 fëmij...
Episodi i 16-të i Kuvendit – A do të ulet sot Albulena Haxhi...
Në kërkim të zgjidhjes – Osmani mbledh sot liderët politikë
Parashikimi i motit për të enjten