Artistët kanë kërkuar që të krijojnë një memorial të përhershëm për artistin David Bowie në një lagje të Londrës ku ka lindur ai.
Plani i ndërtimit të memorialit është publikuar të marten, ku flitet për një skulpturë rrufe në qiell, frymëzuar nga koperina e albumit ‘Aladdin Sane’, transmeton portali arbresh.info.
Charlie Ëaterhouse, një nga artistët që qëndron pas idesë, ka thënë se është menduar që memoriali të jetë befasues, ‘idiotesk’ dhe që jep shpehje gëzimi.
Artistët kanë filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndërtuar memorialin, ndërsa kërkojnë rreth 1.25 milionë dollarë. Projekti ka marrë mbështetjen e qeverisë lokale.
Bowie ka lindur me 8 janar 1947, në Brixton, ndërsa ka ndërruar jetë me 10 janar 2016./Arbresh.info
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...
Sami Lushtaku, Uran Ismaili e Fatmir Limaj bashkë në Malishe...
Vashat e Kosovës nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit ...
Pretendimet për sulme/ Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit,...
Protesta për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e ...