Filmbërësi serbo-kanadez i një filmi dokumentar “Kosova: Një moment qytetërimi”, Boris Malagurski, e ka krahasuar Kosovën me të ashtuquajturin Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut (ISIS) duke thelluar angazhimin për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, shkruan arbresh.info.
“Ju e dini se si ISIS shkatërron trashëgiminë kulturore. Por, a e dini se kjo po ndodhë në Evropë?” thuhet në paraqitjen e shkurtër të këtij filmi, që është në realizim e sipër.
Më tej, në këtë film prezantuesi australian, Stefan Popoviq, thotë se që nga viti 1999 janë shkatërruar më shumë 150 kisha e manastire nga “shqiptarët ekstremist”. Gjatë përmendjes të këtyre të fundit nxjerr video të ish-ushtarëve të UÇK-së.
Në fjalën e tij thotë se politikanët shqiptarë, duke nxjerrë në fotografi Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Agim Çekun, e donin një Kosovë etnikisht të pastër.
Sipas tij, në 30 vitet e fundit numri i serbëve në Kosovë ka rënë shumë, duke përmendur edhe shkatërrimin e varrezave të serbëve, shkruan arbresh.info.
“Çfarë do të ju ndodhë manastireve, dhe a mundet bota të lejojë shkatërrimin dhe fshirjen e dallimeve tona qytetëruese?”
Këtë video e kanë shpërndarë qindra njerëz përfshirë politikanin serb Vojsllav Sheshel./arbresh.info/
#Kosovo: A Moment In Civilization | Trailer
Support the film / Podržite film: https://t.co/LHaLIEaTyc#NoKosovoUnesco pic.twitter.com/JzRJg1uU7M— Boris Malagurski (@malagurski) August 19, 2017
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...