Në një mbledhje komomorative iu dha lamtumira e fundit profesor e doktor Riza Brada i cili u nda nga jeta dje në moshën 84 vjeçare.
60 vite rresht Riza Brada dha kontribut të pashtershëm në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave.
Në akademinë përkujtimore u tha se Riza Bradën ta kujtojmë si një shkrimtar të pashterur, raporton arbresh.info.
Xhafer Ismajli bashkautor i profesorit Riza Brada tregoi për jetën dhe veprën e tij duke kujtuar disa momente që kishin së bashku.
“E kam shumë të vështirë sot sepse kalova një jetë të gjatë më të. Është karakteristikë e veprave të tij janë se të gjitha veprat janë me shembuj autentik shqiptarë”, tha ai.

Njëri nga studentët e të ndjerit Ramë Zeka tha se me fol për profesorin ka fjal ditë e natë.
“Profesor të qoftë hallall çdo gjë që na ke mësu e na ke dhënë. Të mburret familja e tij sepse njërën e tij ia ka kushtu arsimit” tha ai.
Në këtë akademi përkujtimore morë pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë e shumë nxënës e studentë./arbresh.info/
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...