Regjisori i njohur Ben Apolloni, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mungesën e aktorëve në Teatrin Kombëtar dhe në ato të qyteteve.
Ai, ka postuar ligjin e teatrove në të cilin thuhet se “Teatrot kombëtare duhet ta kenë ansamblin rezident prej së paku tridhjetë (30) aktorëve”, ndërkaq sipas tij në teatrin kombëtar janë të regjistruar vetëm 18 aktorë”, përcjellë arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
“Ligji per Teatrot
…
Neni 7
VEREJTJE:
Edhe pse Ligji per Teatrot e thote se Teatrot Kombëtare DUHET te kene se paku 30 aktore, teatri ynë Kombëtar, sipas informacioneve ne web faqen e tij, i ka vetëm 18 aktore ne ansamblin e tij rezident.
Teatrot e qyteteve, ose nuk kane fare ansamblet rezidente, ose i kane te pergjysmuar dhe qe këto ansamble nga 7-8 muaj nuk marrin rrogat. Ndoshta edhe me gjate ‘agjërojnë’.”, /arbresh.info/.
https://www.facebook.com/ben.apolloni/posts/10219506581748001
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...