Në kuadër të shënimit të ditëve të çlirimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar sot me mirënjohje aktorët Adriana Matoshi dhe Fatmir Spahiu, të cilët po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare.
Adriana Matoshi, aktorja më e mirë e shpallur në festivalin “See A Paris” në Francë për rolin në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Siarinës, ka thënë se ndihet e nderuar dhe e privilegjuar me mirënjohjen.
Ajo ka kujtuar në këtë aktivitet kohën e saj që nga lojërat e saj si fëmijë, angazhimin në role të ndryshme në Teatër, pastaj edhe si menaxhere e Teatrit të Qytetit dikur.
Matoshi me këtë rast ka përgëzuar kryetarin Haziri për angazhimin në sektorin e investimeve në përgjithësi dhe veçanërisht në sektorin e kulturës që Gjilanit me mbështetjen e tij i ka dhënë emër dhe frymë kulturës në përgjithësi.
Aktori Fatmir Spahiu, i cili është producent i filmit “Nëntori i Ftohtë”, e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri, për kujdesin e veçantë që e shfaqë për aktorët në përgjithësi dhe kulturën, duke i mbështetur në të gjitha projektet.

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet ...
U bë virale në TikTok, Dafina Zeqiri publikon këngën “Xhane”
Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish
E konfirmon edhe presidenti i Besiktasit: Kristjan Asllani p...
Çitaku kritikon Gjykatën Specialen: Drejtësia vendoset në gj...
Rrëfim pas 25 vjetësh: Si u vra 15-vjeçari nga sulmi i serbë...