Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

09:20 | 29 Qershor 2026
H.E

Një person është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 28 qershorit 2026, rreth orës 20:00, kur është pranuar një informacion se në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës” në fshatin Jezerc ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Pas pranimit të informacionit, hetuesit policorë, së bashku me Njësinë Reaguese, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar të dyshuarin F.R. (23 vjeç). Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, për të cilën i dyshuari posedonte leje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit. Ndaj 23-vjeçarit është iniciuar procedurë penale për veprat “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar si provë materiale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale