Një person është sulmuar me thikë mbrëmjen e së shtunës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar dy plagë në shpinë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit.
“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë / 25.07.2026 – 21:20. Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor pasi që i njëjti ishte sulmuar me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Viktima sipas mjekëve ka pësuar dy plagë nga thika në shpinë me ç’rast ka pësuar lëndime edhe në organe vitale. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet për identifikimin e personit të dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...