Njësitet policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë në pikën kufitare Bërnjak.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një vulë të strukturave paralele, e shkruar në gjuhën serbe.
I dyshuari, shtetas i Serbisë dhe drejtues i automjetit, është intervistuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme” dhe po hetohet nga njësitë relevante policore./Arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...