Rrahje mes tre shtetasve të huaj në Prishtinë, policia ua sekuestron pasaportat

08:59 | 14 Qershor 2026
H.E

Tre shtetas të huaj janë shoqëruar në polici pasi u përfshinë në një rrahje mes vete në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, të përfshirët në incident kanë pranuar trajtim mjekësor dhe më pas janë intervistuar nga policia.

Në konsultim me prokurorin, atyre u janë sekuestruar pasaportat për verifikimin e hyrje-daljeve dhe lejeve të qëndrimit në Kosovë.

“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë / 13.06.2026-04:15. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rast rrahje kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur dhe shoqëruar tre të dyshuar shtetas të huaj, të cilët ishin përfshirë në rrahje në mes vete. Palët e përfshira në rast pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë intervistuar, dhe në konsultim me prokurorin u janë sekuestruar pasaportat për verifikim të hyrje-daljeve dhe leje qëndrimeve të tyre në Kosovë, dhe më pas të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale