Një person është plagosur në këmbë me armë zjarri në Fushë Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima ka qenë në semaforët për kyçje dhe për shkak që nuk i ka dhënë përparësi kalimi, një i dyshuar mashkull ka dal nga vetura e tipit Audi A3 dhe duke e ofenduar verbalisht, ka shtënë me armë zjarri në tokë ku plumbi e ka goditur në këmbë, shkruan Arbresh.info.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Fushë Kosovë /29.11.2025-15:45. Është raportuar se derisa viktima m/k, ka qenë në semaforët për kyçje i dyshuari m/k për shkak që nuk i ka dhënë përparësi kalimi një i dyshuar mashkull ka dalur nga vetura e tipit Audi A 3 dhe duke e ofenduar verbalisht e ka shtënë me armë zjarri në tokë ku plumbi e ka goditur në këmbë. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar predha dhe gëzhoja. Rasti në ndodhet në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë