Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetime Financiare, në bashkëpunim dhe nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për veprime të kundërligjshme në procedurat e prokurimit publik.
Si rezultat i hetimeve, sot është realizuar një kontroll në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren, në disa lokacione të lidhura me rastin.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike dhe dëshmi tjera materiale që mund të shërbejnë në procedurën hetimore.
Po ashtu, në njërin nga lokacionet është gjetur edhe një armë zjarri me municion, për të cilën është iniciuar rast i veçantë në njësinë policore përkatëse.
“Personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë. Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore deri në sqarimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike