Konfiskohen tri pushkë dhe fishekë në Gjakovë

08:52 | 7 Korrik 2026
E H

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mbajtjes, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armës në fshatin Zylfaj të Gjakovës.

Sipas raportit policor, njësiti policor ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy të dyshuar.

Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar tri pushkë gjuetie dhe 51 fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa procedurat do të vazhdojnë në rrugë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale