Katër persona janë lënduar pasi dyshohet se në gjendje të dehur janë përfshirë në një përleshje në një lokal në Shtërpcë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar në stacionin policor, shkruan Arbresh.info.
Të njëjtit më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Shtërpcë / 05.07.2025 – 00:33. Katër të dyshuar m/k kanë pësuar lëndime trupore pasi në gjendje të dehur janë përfshirë në një përleshje midis disa personave në një lokal. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar në stacion policor dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë