Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar, i cili ishte dënuar me burgim për veprën penale “Grabitje”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi është realizuar në kuadër të veprimeve operative dhe hetimore që po ndërmerren për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.
Njësia për realizimin e urdhëresave e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë ka arrestuar F.Sh., 21 vjeç, ndaj të cilit ishte shqiptuar dënimi prej tre vjetësh e gjysmë burgim për veprën penale “Grabitje”.
Policia ka bërë të ditur se pas arrestimit janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore në lidhje me rastin dhe personin e arrestuar.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...