Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka realizuar sot një operacion policor të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Policia e Kosovës njofton se pas veprimeve operative dhe informatave të siguruara nga Njësia e Inteligjencës e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, si dhe një person tjetër i dyshuar për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale”.
“Të arrestuarit janë:
• A.H. (mashkull, 44 vjeç),
• E.I. (mashkull, 32 vjeç), dhe
• A.Z. (mashkull, 25 vjeç).
Puna hetimore ka vazhduar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, të cilët kanë bërë mbledhjen e dëshmive për rreth 10 raste, ku dyshohet se personat e dyshuar janë të përfshirë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar disa sende të dyshuara si të përfituara nga këto vepra penale, të cilat pas përfundimit të procedurave do t’ju rikthehen pronarëve.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...