Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi që u janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese të vogla me substanca narkotike të përgatitura për shitje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, është bastisur edhe shtëpia e njërit prej të arrestuarve, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Lipjan, 11.01.2025 – 20:00. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit te njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë(10) qese te vogla me marihuanë të përgatitura për shitje. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë pasi që dyshohet se i njëjti e kishte angazhuar të dyshuarin e lartcekur për shitjen e narkotikëve. Pas përfundimit te intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...