Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën në Isog, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamion për bartjen e mbeturinave, ku si pasoj ka humbur jetën motoçiklisti.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
“Istog /27.07.2026 – 12:17. Raportohet për një aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një kamioni për bartjen e mbeturinave me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë, lëndime vdekje prurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...